Home Aktuale Kryetari i PD-së Nagip Arifi priti në takim pune deputetin e...

Kryetari i PD-së Nagip Arifi priti në takim pune deputetin e LVV-së Liburn Aliu

985
0
SHARE

Liburn Aliu deputet i parlamentit të republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje ka vizituar  edhe partinë demokratike ku u prit nga kryetari i PD-ës Nagip Arifi.

Në takimin e realizuar temë diskutimi ishte gjendja e shqiptarëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë pas zhvillimeve të fundit rreth dialogut Kosovë-Sërbi thuhet në njoftimin e partisë demokratike.

“Kryetari i PD-së z. Nagip Arifi priti në takim pune deputetin e LVV-së z. Liburn Aliu.

Temë diskutimi ishte gjendja e shqiptarëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, pas zhvillimeve të fundit rreth dialogut Kosovë – Serbi. Të dyja palët u dakorduan që çështja e Luginës të trajtohet në tërësi në bisedimet e ardhshme në Bruksel” shkuan në njoftimin e partisë demokratike në facebook.