Home LAJME Siri, lirohen dy gazetarët spanjollë

Siri, lirohen dy gazetarët spanjollë

1015
0
SHARE

Dy gazetarë spanjollë të marrë peng në Siri gjashtë muaj më parë nga kryengritësit ekstremistë u liruan ditën e dielë.

E përditshmja “El Mundo” informoi se korrespondenti i saj, Javier Espinoza, telefonoi në redaksi për të thënë se ishte liruar së bashku me fotografin Ricardo Garcia Vilanova.

Espinoza saktësoi se militantët i kishin dorëzuar ata në kufi tek ushtarët turq.

Disa dhjetëra gazetarë mbeten peng ose janë vrarë prej kryengritësve brenda Sirisë.

Espinoza dhe Vilanova ishin marrë peng nga organizata famëkeqe e Frontit Islamik të Irakut dhe Levantit, pranë kufirit me Turqinë në shtator.

Gazetarët ishin duke u larguar nga vendi në fund të misionit të tyre dy-javor, kur u kapën prej rebelëve.