Çdo ditë e më shumë po shfaqen talentë të rinj shqiptarë të Luginës së Preshevës në fushën e futbollit raporton Lugina Press.
Një talent i ri që po premton shumë është edhe Herolind Beqiri nga Samolica e Bujanocit. Ai është vetëm 15 vjeç,
Talenti i tij prej një futbollisti që mund të bëjë karrierë u pa në fushën e gjelbërt kur ishte në moshën 6 vjeçare pranë KF”Samolica” të fshatit Samolicë të Bujanocit.
Duke e parë talentin e tij trajneri Fuat Rexhepi e dërgoi për tek KF”Tërnoci” më qëllim që në këtë klub mund të arrij karrierë në fushën e futbollit.
Herolind Beqiri në KF”Tërnoci” ka luajtur rreth pesë vite ku dhe ka kaluar momente shum të mira.
Ndërkohë tashmë luan në KF”Radnik”.
Tëlentët e tillë duhet përkrahur dhe duhet mbështetur me qëllim që të arrijnë ëndrrat e tyre për fushën e futbollit./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=bEbdIHekVBE&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]








