Vogëlushi Eriol Aliji nga Tërnoci i Bujanocit gjatë ditës së djeshme është sulmuar nga qenët endacak raporton Lugina Press.
Erioli është sulmuar gjatë kohës duke luajtur sy mbyllur me shokët e tij.
Erioli pas dhënies së ndihmës së parë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc është dërguar në spitalin e Vranjës për shërim ku më pas është liruar në shtëpi.
Kjo ngjarje ka shokuar jo vetëm familjarët por dhe fëmijët që po loznin së bashku me të. Eriloi tashmë ka përfunduar klasën e parë në shkollën fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc.
Kjo është që dëshmi që duhet te kemi kujdes ndaj këtij fenomeni të rrezikshëm dhe të mirren masat e duhura para se të ndodhë ndonjë rast edhe më i rëndë./Lugina Press/






