Home Aktuale Vaile Shkodra nga Gjilani kandidate për zgjedhjet komunale në Anderlecht të Belgjikes

Vaile Shkodra nga Gjilani kandidate për zgjedhjet komunale në Anderlecht të Belgjikes

1199
0
SHARE

Vajza më e mirë e diaspores ! Kështu e thërrasin ata që e njohin Vailen, udhëheqëse e të vetmit grup të vallëve tona popullore në tër Belgjiken, drejtoresh e qendres kulturore « Vatra » në Bruksel me Prezident Z. Amet Gjanaj, mësuese e shkollës shqipe dhe e gjuhes frenge për grat shqiptare si dhe kryetare e forumit të grave në Molenbeek të Brukselit, iniciatore e ides për ngritjen e flamurit kombëtar mbi Atomium-in e Belgjikes, hartuese e hartes etnike në zemren e Brukselit për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Këto janë të pakta për çfarë vepron Vailja në qendren e Evropës.

Vailja bën pjesë të një ekipi kandidatësh në disa komuna të Brukselit në të njëjtën parti PS. Ideja është që të përforcohet komuniteti shqiptar në Bruksel duke punuar në mënyrë strategjike. Së shpejti do të shpallet lista e plotë e të gjithë kandidatët me origjinë shqiptare që do të garojnë në ato komuna nën siglën e PS-së me mbështetje dhe inicim të Deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Brukselit, Ahmet Gjanaj.

Për momentin, të konfirmuar janë Vailja në komunën Anderlecht në numrin 34 si dhe Luiza Duraki në numrin 42 në të njëjtën listë në atë komunë, Ornela Prifti në numrin 4 në komunën Koekelberg, Habibe Duraki në numrin 18 në komunën Evere, Qëndresa Gërlica në numrin 24 në bashkinë e Brukselit dhe vetë Ahmet Gjanaj në numrin 4 në komunën Molenbeek. Shumë shpejt do të konfirmohet pozicioni i Florin Koka në komunën Forest, Behar Sinani në komunën Jette dhe Avni Gjanaj në komunën Ganshoren.

Prandaj ftohen të gjithë banorët shqiptarë të këtyre komunave që t’i votojnë këta kandidatët të listës PS që Komuniteti shqiptar të avancojë me ritmin edhe më të fuqishëm se ç’ka avancuar deri më tani falë përpjekjeve të njohura nga të gjithë të deputetit Ahmet Gjanaj dhe bashkpunëtorët e tij!

. Në zgjedhjet lokale mund të votojnë të gjithë ata që kanë shtetësinë belge por dhe ata të cilët kanë kartën e identitetit si të huaj 5 vjeçare. Këta të fundit, që të mund të votojnë kërkohet që të regjistrohen përmes një formulari që mund të shkarkohet on line por dhe ta tërheqin te komuna e tyre.