Home Aktuale NUNS shënon 20 vjetorin e themelimit (Foto)

NUNS shënon 20 vjetorin e themelimit (Foto)

773
0
SHARE

 

Në sallën e madhe të Media qendrës në Beograd  është mbajtur  mbledhja e rregullt e Kuvendit zgjedhor të Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë (NUNS) njëherit dhe është shënuar 20 vjetori i themelimit të kësaj shoqate.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ish-Kryetari  i Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Serbisë Vukashin Obradoviç do të kryej këtë funksion, dhe  për katër vitet e ardhëshme, kështu  u vendos në mbledhjen e përgjithëshme të cilin morën pjesë më shumë se 200 anëtarë të Shoqatës.

 Kuvendi zgjodhi  edhe bordin ekzekutiv   prej dhjetë anëtarëve të përbërë nga Bojan Cvejiç, Vesna Mališić, Danica Vuçiniç, Dragan Janjiç, Željko Bodrožić, Isidora Sekuliq, Jasmina Lukac, John Gligorijevic, Mijat Lakiçeviç dhe Ratko Femić.

Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të NUNS janë Vladimir Sudar, Dushko Mediç, Ljubomir Gjorgjeviq, Muharrem Mutabdžija dhe Stojan Markovic.

Ndërsa Gjykata e Nderit të  NUNS  përbëhet nga Vlado Maresh, Draga Bozhinoviq, Mihailo Kovaç, Olivija Rusovac i Safet Biševac.  Udhëheqësia  e re e   do të ketë mandatin katër vjeçar deri në vitin 2018.

Në kuvend kanë marrë pjesë edhe gazetar shqiptarë nga Lugina e Preshevës anëtarë të NUNS-it.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Njëri prej anëtarëve të Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë  nga komuna e Bujanocit, është edhe kryetar i kompanisë mediale ‘Spektri’, Nexhat Behluli, i cili morri  pjesë në këtë Kuvend të rregullt zgjedhor. Behluli që nga viti 2004 është pjesë e kësaj organizate, ndërsa nga viti 2010 është delegatë në Kuvendin e SHPGS-së.

Po ashtu në kuvend morrën pjesë  edhe gazetar nga portali informativ “Presheva.com”, portali informativ “Titulli”  dhe  agjencia e lajmeve “Lugina Press”.

 Ndërkaq në fund  Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë(NUNS)-(SHPGS) për nderë të 20 vjetorit të themelimit të saj kishte shtruar   një koktej./LuginaPress/