Semimaturantët e Luginës së Preshevës për tre ditë rradhazi do t’i nënshtrohen provimeve kualifikuese për regjistrim në shkollat e mesme.
Ndërkaq gjatë ditës së sotme ata i’u kanë nënshtruar provimit pranues në gjuhën amëtare. Në fokues të spektri info sot ishte shkolla fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc, me këtë rast drejtori i këtij institucioni arsimorë Bajram Salihu njëherit dhe kryetar i komisionit tha se provimi ka filluar me kohë ndërkaq këtë vit klasën e tetë kanë përfunduar 98 nxënës.
Nga ana tjetër edhe nxënësit e kësaj shkolle janë shprehur të kënqur ngase sipas tyre kanë përfunduar tekstin me suksese edhe pse kujdestari ka qenë çdo herë në përcjellje të tyre.
Proovimi kualifiues do të vazhdoj gjatë ditës së nesërme në lëndën e matematikës ndërkaq një dit më von nxnësit do ti nënshtrohen provimit nga lëndët e përgjithshme.
Tesktet me pas dërgohen në organet përrkatëse shkollore dhe pastaj nxënësit rangohen në drejtimet e dëshiruara në bazë të rezultatit të arritur në këto provime./Lugina Press-Spektri Info/










