Nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc drejtimi i mjekësisë në bashkëpunim me Shoqatën ” Mjekët e Luginës” dhe shtëpinë e shëndet gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një aktivitet me çrast kanë barë matjen e tensionit arterial dhe matjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Këtë aktivitet ata e zhvilluan në qendër të qytetit të Bujanocit ku kalimtarët e rastit kanë patur mundësinë të bëjnë matjen e tensionit dhe sheqerit në gjak dy sëmundje këto të përhapura në shoqëri.
Këtë aktivitet nxënësit e drejtimit të mjekësisë të shkollës së shkollës së mesme “Sezai Surroi”e kanë reazlizur me suksese duke i ndihmuar kalimtarëve.
Iniciativa është përkrahur edhe nga profesorët e degës së mjekësië dhe përfaqësuesit e shoqatës së mjekëve të luginës t ë cilët ishin prezentë së bashku në aksion
Me këtë rast nënësit kanë shpërndarë edhe broshura me këshilla mjekësore për sëmundjen e diabetit dhe të hipertensionit./Lugina Press/









