Home Aktuale Nis turniri mbarëkombëtar “Tërnoci 2018″(video&foto)

Nis turniri mbarëkombëtar “Tërnoci 2018″(video&foto)

1589
0
SHARE

Ka fillur sot turniri mbarëkombëtar   “Tërnoci 2018”  kushtuar dhjetë vjetorit të vdekjes së  trenerit  dhe themeluesit të shkollës së futbollit pranë KF”Tërnoci” Rexhep Adili.

Turniri mbarëkombëtar    “Tërnoci 2018”   është organizuar nga Klubi Futbollistik  “Tërnoci” në bashkëpunim me komunën e Bujanocit6.

Në turnirin  mbarëkombëtar U15, tashmë turnir tradicional,   pjesëmarrës janë  ekipet nga Durrësi, Ulqini, Tetova, Peja dhe Tërnoci.

Në hapjen solmne të turnirit fillimisht para të pranishmëve foli Enis Salihu drejtor i KF”Tërnoci i cili tha se sot Tërnoci  është vendi që tubon shqiptarët e të gjitha trojeve. Ne si klub kemi nderin  që jemi pjesë e një organizimi  kaq të madh  mbarëkombëtar tash e  14 vite.

Ndërkoh  para të prnishmëve u lexua jeta dhe vepra e të ndjerit Rexhep Adili.

Në fjalimin e saj prekës vajza e të ndjerit Rexhep Adili, Fatime Adili përloti pjesëmarrësit nga malli për babain saj.Mes tjerash ajo tha se do të ndjehem krenare për veprën e babait.

Në emër të klubeve pjesëmarrëse fjalën e mori,  Hajro Hajdari nga Ulqini,  i cili  në fjalimin e tij tha se kjo iniciativë për mbajtjen e turneve mbarkombëtare   filloi pikërisht  në Durrës para 15 viteve me qëllim të grumbullimit të shiptarëve në një vend.

Në fjalimin fjalimin e tij kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi tha se duke u shoqëruar për 14  vite rresht ne nuk jemi si në fillim por jemi një.

Kamberi tha se kur të flasësh për  KF”Tërnoci” nuk mund të flasësh vetëm në aspektin e karakterit sportiv. Ne periudhën kur shqiptarët e Luginës ishin të përjashtuar nga jeta institucionle ka qenë KF”Tërnoci”  i cili ka prezentuar edhe në aspektin politik edhe për të  drejtat    dhe liritë e shqiptarëve të Luginës.

Ma pas u dha nja program me valle nga shoqërit kulturo artistke që veprojnë në komunën e Bujanocit. Ndërkohë u vënë kurora lulesh  pranë varrit të të ndjerit Rexhep Adili.

Turniri mbarëkombaëtarë ka një rëndësi të veçantë për të gjithë shqiptarët. Me këtë rast gazetari i sportit   Shaban Sinani  nga Tetova  i cili ka përcjellur të gjitha edicionet tha se gjatë këtyre 15 viteve kam arritur të shoqëroj njerëz nga  të gjitha trojet shqiptare.

E Muzafer Livoreka njëri nga organiztorër e edicioneve mbarëkombëtare tha se ky edicion është ndryshe sepse po mbahet për një njeri që dha shum për sportin.

Kryetari i komunës së Bujanocit tha se kjo dëshmon një formë të integrimit të shqiptrëve .

 

Edhe pse  Rexhp Adili ka kaluar në botën tjetër por kujtimet për të ende mbesin të freksëta për të githë ata që njohën.  Turniri mbarëkombëtar në Tërnoc po mbahet për herë te tretë./Lugina Press/

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=9qvBJlxbGwc&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]