Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar seana e gjashtë e këshillit komunal të Bujanocit, raporton Lugina Press.
Në këtë seancë këshilli komunal i Bujanocit ka aprovuar propozim konkluzionin për pranimin në organizatën e këshillit të europës “ALDA”.
Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka deklaruar se me 3,4 dhe 5 maj jamë i ftuar në Bruskel që në mënyrë ceremoniale të marrë dëftesën e anëtarësimit dhe shpresojë që kjo ta ndihmoj komunën e Bujanocit të ndërtoj partneritet jo vetëm me organizatën ALDA por në tërësi më komunat më të zhvilluara në evropë.
Ndërkaq Komuna e Bujanocit do të paguaj nga 600 euro në vit si anëtare në këtë organizatë.
Organizata “ALDA” ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të demokracisë lokale, krijmin e mundësive të partneritetit e komunës me komunat nëpër evropë dhe në ballkan./Lugina Press/






