Home Aktuale Një delegacion nga Komuna e Bujanocit qëndruan në Tetovë(Video)

Një delegacion nga Komuna e Bujanocit qëndruan në Tetovë(Video)

1072
0
SHARE

Dorëzohen ftesta për pjesëmarrje në turneun e futbollit “Tërnoci 2018”

Një delegacion nga Komuna e Bujanocit, në përbërje Dritan Rexhepi drejtori i arsimit dhe Enis Salihi Koordinator i Turneut Mbarkombëtar të futbollit për fëmijë qëndruan në Tetovë ku u pritën nga përgjegjësi i Sektorit për Veprimtari Publike në kuadër të komunës së Tetovës dhe koordinatori i turneut Muzafer Livoreka.

Me këtë rast iu dorëzua ftesa për kryetaren e Komunës së Tetovës, që të merrë pjesë në edicionin e 14-të me radhë Turneu “Tërnoci 2018”.

Koordinatori për Bujanocin, Enis Salihi ftesë për pjesëmarrje të seleksionit të Tetovës në këtë manifestim të sportit, ia dorëzoi Koordinatorit për Tetovën, Muzafer Livoreka.

Në edicionin e 14-të me radhë turneu mbarëkombëtarë i futbollit për fëmijë që do të mbahet në Tërnocë nga data 16 deri më 19 prill, marrin pjesë ekipe nga qyteti i Durrësit, Tetovës, Pejës, Ulqinit dhe nikoqiri  Tërnoci  i Komunës së Bujanocit. /SH. S. /

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=hxWQMGG0Gtg&feature=share ” width=”560″ height=”315″]