Doganierët në vendkalimin kufitar Gradina kanë ndaluar 40.000 euro në dalje të Serbisë pasi ishte kontrolluar vetura e tipit “Mercedes” me targa gjermane me të cilin po udhëtonin tre shtetas turq nga Gjermania në Turqi.
Të dyshuar për deklaratën e tyre se që të tre posedojnë vetëm 600 euro, doganierët kanë kontrolluar veturën detajisht.
Atherë në rrobet e brendshme të udhëtares ishin fshehur 62.000 euro në cellofan dhe 5000 të tjera në kuletë të fshehura rreth brezit.
Udhëtarëve iu janë kthyer nga 10.000 euro ndërsa 37.000 janë ndaluar./presheva.com/







