Home Aktuale 1500 gram ari të fshehura në kutinë e mjeteve punuese /foto/

1500 gram ari të fshehura në kutinë e mjeteve punuese /foto/

1194
0
SHARE

Doganierët në bashkëpunim me policinë në dalje të vendkalimit kufitar Gradina kanë gjetur 1500 gram stoli ari me vlerë prej 5 milionë dinarë.

Ky ari ishte zbuluar kur në kontrollë ka ardhë vetura “Mercedes Benz” i cili nga Norvegjia po udhëtonte për në Turqi një shtetas nga Iraku me nënshtetësi norvegjeze. Me të po udhëtonte edhe një pasagjer iraken me nënshtetësi norvegjeze.

Pasi kishin deklaruar se nuk kanë asgjë për të lajmëruar, vetura është dërguar në kontrollim të detajuar.

Shumë shpejt në bagazh, në kutinë ku mbahen mjete të ndryshme u gjet edhe ari.

Interesante pasi një pjesë e stolisë aq shumë ishte nxirë sa që është dashur të ftohet një ekspert që të konfirmojë se bëhet fjalë për ari, pasi udhëtarët nuk e kanë pranuar se bëhet fjalë për stoli ari.

Analizat treguan se bëhet fjalë për ari, mirëpo udhëtarët e kishin djegur më herët me flakë për ta kamufluar arin.

Gjithsejt është gjetur 1321 gram ari dhe 3 monedha ari 22 karat dhe ari të vjetër 14 karat.

Vlera e arit të konfiskuar ka arrit çmimin 5 milionë dinarë dhe në këtë mënyrë është konfiskuar edhe vetura ndërsa udhëtarët janë denuar me nga 200.000 dinarë./presheva.com/