Tanimë është bërë një traditë e mirë e takimeve të gjeneratave të cilat kohë më parë kanë kryer shkolla e fakulteteve të ndryshme. Takimet e tilla, qofshin ato që mbahen për herë të parë, apo herë tjetër, në përvjetorë të ndryshëm, janë ngjarje mbresëlënëse, janë përjetim e kënaqësi e veçantë për pjesëmarrësit.
Me këtë rast njëri nga shokët e gjeneratës 1974/78 e SH.M.T Vasilije Smajeviq në Bujanoc, Naser Zahiri ka marrë iniciativën për organizimin e një takimi me shokët e gjeneratës për të shënuar 40 vjetorin e maturës. Në vazhdim ju sjellim një shkrim të tij në të cilin shihen disa fjalë mbresëlënëse për një takim të tillë:
Shokë të gjeneratës 1974/78 të SH.M.T Vasilije Smajeviq
Me kënaqësinë më të madhe do të dëshiroja që në një kohë sa më të shkurtër(verës) të takohemi dhe t’i evakojmë kujtimet e së kaluarës.
Të takohesh me shokët e gjeneratës së para katërdhjetë viteve, është një histrori në vete, e historinë do ta bëjëm nje.
Ishim si një familje, të mirën e të keqën e ndanim së bashku e ato zënka të vogla rreth sportit për ne, sot janë një emocion i veçantë. Ishim gjenerata e parë dhe jetonim në një kohë të pa kohë ku koha mundohej t’na gllabëronte, ishte vështirë, por ne ia dolëm, sepse ishim të bashkuar e në këtë unintet ndikuan ish mësimdhënnësit e nderuar të cilët me nostalgji i përkujtojmë. Ing .Xhevat Fejzullahu, Ing.Shaban Shabani, ing.Ismet Ramadani, Ing. Rami Zulfiu, Prof.Skënder Gashi, Prof.Mejdi Rufati, Prof.Ridvan Limani, prof.Musa Limani e në veçnati kujdestarin Xhelal.

Kënaqësinë e këtyre evokimeve po e zbeh vdekja e disa shokëve dhe profesorëve, por kujtimi mbi ta , neve edhe më tepër na forcon dhe na jep forcë për një rrugëtim më të frytshëm.
Thonë se shpresa vdes e fundit, por unë shpresoj dhe besoj që kumtit të shoqërisë së gjeneratës 1974/1978 t’i përgjigjemi, të përqafohemi si dikur dhe lidhjet tona t’i ripërtrijmë, për t’i mos hubur kurrë.
Në çdo kohë për ju
Prof Naser Zairi.Tërrnovc
Nr i kontaktit +381(0)62 8479069








