Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizoi edicionin e 5-të “Dita e Miqësisë” e Gazetarëve Shqiptarë.
Në Korçë janë mbledhur gazetarë nga të gjithë trevat shqipfolëse, por dhe gazetarë të tjerë të rajonit me rastin e shënimit ‘Dita e Miqësisë’ së gazetarëve shqiptarë në edicionin e 5-të.
Në këtë veprimtari morrën pjesë edhe gazetar nga Lugina e Preshevës, anëtar të Unionit të Gazetarëve të Luginës së Preshevës të cilin e drejton gazetari Valon Gashi i cili tashmë vepron në televizionin e famshëm Top Chanel.
Një traditë kjo, që nisi pesë vjet më parë në qytetin e Elbasanit. Dega e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë në këtë qytet, do të inicionte këtë ditë.
Motivi, si simbolikë të forcimit të radhëve mes gazetarëve shqiptarë dhe të huaj.
Pas takimit të këtushëm, takimi i radhës ka vijuar në qytetin e Durrësit, Shkodrës e Ulqinit. Më pas në Beratedhe Fier.
Kësaj radhe, një takim i tillë masiv, do të organizohet në Korçë, duke cekur edhe qytetet Strugë, Pogradec e Ohër.
“Mikpritëse” është dega e Unionit të Gazterëve të qarkut Korçë.
Ky aktivitet, tashmë traditë, iniciohet nga dega e UGSH së Elbasanit.Por drejtohet nga UGSH, me kryetar Aleksandër Çipa.
Këto organizime nuk mbeten thjeshtë në kuadrin e socialitetit mes njerëzve të medias.
Si edhe në takime të tjera, janë diskutuar problematika të caktuara të UGSH.
Në Korçë, bashkëbisedimi do të ketë në qendër të vëmendjes tematikën “Media-Pushtet Vendor-Turizëm”.
Në të gjithë takimet nuk kanë munguar personalitete të larta në fushën e medias e shkencës. Po ashtu edhe figura të njohura të politikës e shoqërisë.










