Home Aktuale Kryetari Kamberi, priti sot kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifi(foto)

Kryetari Kamberi, priti sot kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifi(foto)

863
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, priti sot në kabinetin e tij kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Dy kryetarët e komunave dakorduan sferat në të cilat, në kuadër të mundësisë së bashkëpunimit ndërkufitar, do të aplikojnë bashkë në fondet e Bashkimit evropian.

Takimi i sotëm është vazhdimësi e bashkëpunimit të filluar në fundin e viti 2017 me çrast kryetari Kamberi pati vizituar komunën e Likovës.

Komuna e Likovës deri më tani ka realizuar 8 projekte ndërkufitare me komunat e Bullgarisë dhe Kosovës, duke përfituar kështu mjete me mbi 2 milion euro.