Kamberi kërkon nga Qeveria financimin e projekt dokumentacionit për dy zonat industriale, rregullimin e rrugëve magjistrale dhe zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në takimin e mbajtur me nënkryetaren e Qeverisë së Sërbisë, Zorana Mihajlovic, në Vranjë, kërkoi financimin e projekteve me rëndësi për zhvillimin e Bujanocit.
Kryetari Kamberi ka kërkuar financimin e projekt dokumentacionit për dy zonat industriale në Bujanoc, financimin e realizimit të projektit për grumbullimin e ujërave të zeza dhe vendosjen e kolektorëve, riparimin e Magjistralës Bujanoc – Gjilan, Bujanoc – Preshevë (duke kaluar nga fshati Samolicë dhe Bilaç).
Vlera e projekteve të lartëpërmendura kalon shumën prej 100 milion dinarëve.
Në takim kanë marrë pjesë kryetarët/përfaqësuesit e komunave të Rrethit të Pçinjës.






