Në oborrin e fabrikës së Gumoplastikës në Bujanoc, sot janë parë elemente të vullkanit nën tokësor.
Kalimtarët e rastit, pronarët e dyqaneve në afërsi të saj të enjten në ora 10, kanë vërjetur një dukuri të pazakontë, ku në oborrin e fabrikës “Gumoplastika” në Bujanoc janë parë elemente të vullkanit nën tokësor me avull.
Sipas dëshmitarëve okularë, në vendin e ngjarjes ka dalur edhe kryetari i komunës së Bujanocit dhe përfaqësuesit e Stacionit të Situatave të Emergjencave.
Ata thonë se ky është burimi i ujit termomineral. Temperaturat në vendin nga ku po del avulli, kanë arritur nxehtësinë mbi 100 grad celzius.ndërkaq temperatuat e avullit ishin 90 gradë
Nesër në Bujanoc, pritet të arrijnë ekspertë të xeheve dhe mineraleve nga Beogradi.
Video Lugina Lajm
Posted by LuginaLajm.com on Thursday, 21 December 2017






