Home Aktuale Kamberi takoi një familje nga Afganistani me rastin e ditës...

Kamberi takoi një familje nga Afganistani me rastin e ditës ndërkombëtare të refugjatëve

848
0
SHARE

Për nderë të Ditës ndërkombëtare të refugjatëve, në kabinetin e tij, kryetari i komunës së Bujanocit priti një familje nga Afganistani e cila është e vendosur në qendrën e pranimit në Bujanoc.

Fëmijët e kësaj familje kishin përgaditur dhuratë të cilën e kishin punuar vetë dhe të njejtën ia dorëzuan kryetarit Kamberi.

“Ku do që të ndodhemi në të ardhmen, Bujanocin dhe njerëzit e saj do t’i mbajmë në mend për mikëpritje dhe zemërgjësi” deklaruan mysafirët nga Afganistani thuhet në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit./Lugina Press/