Franck Ribery ka regjistruar një rekord të ri me Bayern e Mynihut në ndeshjen e kampionatit kundër Koln. Mesfushori Francez është bërë lojtari jogjerman me më shumë paraqitje në historinë e klubit bavarez. Për lojtarin 34-vjeçar takimi i së mërkurës ndaj Kolnit, ishte sfida 366 me fanellën e skuadrës gjermane në të gjitha ndeshjet. K Francezi luan prej më shumë se 10 vjetësh me Bayern Munich, me të cilët ka shënuar 112 gola në të gjitha kompeticionet dhe fituar plot 7 tituj kampion.