Home Aktuale Shkupjani Faik Veseli shpallet kampion Ballkani në karate

Shkupjani Faik Veseli shpallet kampion Ballkani në karate

1521
0
SHARE

Faik Veseli nga Shkupi reprezentuesi i Maqedonisë dhe karateist i KK  “Olimpik Sport” , ka shënuar sukses të madh në kampionatin e 18 –të ballkanik në karate për  junior në Herceg Novi  të Malit të Zi, që u zhvillua gjatë javës që lamë pas.

Ai në kategorinë deri më -61  kg fitoi titullin kampion ballkani, pasi në finale mposhti kosovarin  Dren Hajdari me rezultat 1:0. Në ndeshjet paraprake, Veseli  fitoi turkun Omer Atesh me rezultat 3:1 dhe serbin Urosh Petrovaçki me rezultat 4:3.

Ndërkohë Faik Vesli   në shkurt të vitit 2018 do  të marrë pjesë në kampionatin  evpropian të karates që do të zhvillohet në Rusi.

Kujtojmë, Veseli po ashtu  edhe në vitin 2015 ishte shpallur kampion Ballkani, në   Herceg Novi të Malit të Zi në kategorinë pesha -52 kg

Vlenë të theksohet se Faik Veseli këtë vit po ashtu ka  arritur  medaljen e artë në Kupën Botërore të Karatesë në Kroaci.

Veseli me karate ka filluar të mirret që nga fëmijëria.Që atëherë e deri më tash ka arritur suksese të shumta në vende të ndryshme duke u kthyer me fitore.

Ndërkaq përkahjen më të madhe që të arrij suksese të shumta në karate e ka nga babai i tij./Lugina Press/