Lidhur me situaten në Palestinë, Myftiu i Luginës së Preshevës, H. Nexhmedin ef. Saqipi, e pezenton dekleratën e përbashkët e pjesëmarrësve të Seminarit “Ndërtues të Paqes” Jeruzalem, Toka e Shenjtë, 02.10.2005.
PELEGRINAZH STUDIMI DHE SOLIDARITETI “NDERTUES TE PAQES”
DEKLARATA E PERBASHKET E PJESEMARRESVE TE SEMINARIT
“NDERTIM I PAQES”
Ne, përfaqësuesit e Organizatave Bamirëse të bazuara në besim fetar, të ardhur nga Rajoni i Europës Jug-Lindore, kryem një vizite dhe pelegrinazh ne Jeruzalem gjatë javes së shkuar. Ne iu përkasim katër komuniteteve fetare kryesore: Katolikë, Ortodoks, Myslyman dhe Hebrenj, dhe përfaqësojmë:
Albansku pravolsavnu crkvu, Caritas Shqiptar, Komuniteti Bektashian ne Shqiperi;
Caritas Bosnja Herzegovina, “Dobrotvor” BIH, “Merhamet” BIH, “La Benevolenciju” BIH;
Caritas Kroacia, Islamsku zajednicu Hrvatske;
Ipeshkvnia e Prizrenit, SPC-CO Kosovska Mitrovica, Islamska zajednica Kosova, Biskupijski Karitas Kosova;
Makedonske pravoslavne crkve, Madekonski Karitas, Islamska verska zajednica Malkedonije;
Islamska zajednica za Presevo, Bujanovac i Medvedju, Hriscanski kulturni centar, Caritas Srbije i Crne Gore.
Vizita dhe pelegrinazhi ynë kishin si qëllim të kryenin një hap shpirtëror drejt dialogut ndërmjet komuniteteve dhe besimeve, si edhe të kuptojmë realitetin tonë në kontekstin Izraelito-Palestinez.
Gjatë këtyre shtatë ditëve kemi vizituar dhe pelegrinuar në vendet e Shenjta të besimeve tona, kemi takuar autoritete shpirtërore dhe kemi pasur mundësinë të diskutojme me përfaqësues të Organizatave Ndërtues-të-Paqes në Izrael dhe Palestinë.
Duke qenë se ne vijmë nga një Rajon, i cili kohët e fundit ka përjetuar konflikte të përgjakshme, plagët e të cilit ende nuk janë shëruar, ne ndjehemi thellësisht të prekur nga situata e jetës së popullsisë këtu. Shtëpitë e shkatërruara, armë, frika e pranishme kudo, njerëzit e thjeshtë të cilët luftojnë për mbijetesë në këto kohëra, dhe muret që ndajnë, lanë një përshtypje shumë të thellë tek të gjithë ne. Ishte e paevitueshme të mos kujtosh të gjitha gjërat që përjetuam dhe gjithashtu pasojat e shkaktuara nga konflikti, të cilat ne po përpiqemi t’i riparojme në jetën tonë të përditshme. Në vetëdijen tonë e vërteta kristalizoi faktin se, paqja është një vlerë të cilën mund të humbasësh shumë lehtë, por që është ekstremisht e vështirë ta fitosh sërisht.
Në këtë Tokë të vërtetë të Shenjtë, secili prej nesh dëgjon lutjen e vetëvetes dhe të tjetrit, sheh vendet e lutjes së vetes dhe të tjetrit, gjithashtu dhe fëmijët e tij si edhe të tjetrit, duke u bërë kështu një provë e qartë që ne të gjithë jemi njerëz të Zotit, djem dhe vajza të Abrahamit dhe si përfundim, motra dhe vëllezër.
Ja pse nga kjo Tokë e Shenjtë, ne që e quajmë veten ndërtues të paqes si njerëz të besimit, po i lutemi Zotit të Madhërishëm dhe i kërkojmë të gjithë popujve, të ketë paqe në Tokë dhe ndërmjet njerëzve. Kështu që ne iu kerkojmë të gjithë faktorëve në Palestinë dhe Izral të pranojne rrugë dhe zgjidhje të cilat udhëheqin drejt Paqes dhe kundër konfliktit.
Ne iu drejtojme një apel njerëzve të cilët banojnë në këtë Tokë të Shenjtë, e në veçanti atyre që besojnë, të pastrojnë mendjet, zemrat, mendimet dhe veprat e tyre nga djalli, sepse vetem ata që janë te pastër në zemër, do të mund të shohin Zotin, dhe vetëm ata që kanë Zotin në zemër dhe vëllain në mendjen e tyre, me të vërtetë do të duan Zotin dhe të afërmin.
Ne apelojmë kundra pushtimit shkatërrues dhe të dhunshëm të Vendeve të Shenjta, sepse përsa shumë ato na përkasin ne, po aq shumë i përkasin edhe të tjerëve.
Me këtë deklaratë, ne gjithashtu ftojmë të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe rregulltarët, që t’i udhëheqin besimtarët e tyre drejt një rruge që të shpie në Paqe.
Dhe ne vetë, nëpërmjet kësaj vizite dhe pelegrinazhi kemi fituar dhe iu shtojmë fuqi përpjekjeve tona për të ndërtuar paqe. Në komunitetet tona do të shpërndajmë mesazhin se sa e rëndësishme është paqja për mirëqënien e çdonjeriu dhe gjithashtu do të përcjellim nevojën për solidaritet me ata që hedhin hapa të përbashkëta me ne në të njëjtën rrugë.
Pjesëmarrësit e Seminarit Ndërtues të Paqes
Jeruzalem, Toka e Shenjtë, 02.10.2005








