Home Aktuale Talenti i radhës nga Tërnoci, Veton Zeqiri në Winterthur të Zvicrës

Talenti i radhës nga Tërnoci, Veton Zeqiri në Winterthur të Zvicrës

2266
0
SHARE

Se KF”Tërnoci” është një fabrikë e prodhimit të futbollerëve këtë e dëshmojnë talentët e këtij klubi të cilët çdo ditë pranohen nëpër klube rajonale  por edhe evropiane.

Talenti tjetër i rradhës është Veton Zeqiri kadeti i KF”Tërnoci” nga Tërnoci.

Futbollisti nga Tërnoci , Veton Zeqiri  ,  do të jetë pjesë e skuadrës nga Zvicra, Winterthur raporton Lugina Press.

Zeqiri   tashmë edhe  zyrtarisht pranohet  në  akademinë e futbollit zvicerian  në  Winterthur të Zvicrës.

Ndërkaq urë lidhëse që Veton Zeqiri të kyqet në futbollin zviceran dhe të pranohet  në skaudrën  Winterthur të Zvicrës,  është menaxheri i tij Adnan Nevzadi nga Kumanova,  i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Veton Zeqiri i është mirënjohës trajnerit të tij i cili i ka mundësuar të luaj në fushën e gjelbërt të futbollit Zviceran.

Zeqiri po ashtu ishte edhe lojtar i KF”Drita” të Gjilanit ndërkaq  sukseset e tij do të vazhdojnë   në fubollin zviceran ./Lugina Press/