Home Aktuale Me gatime tradicionale hapet aktiviteti “Duart e Vyeshme” në Bujanoc(foto)

Me gatime tradicionale hapet aktiviteti “Duart e Vyeshme” në Bujanoc(foto)

1894
0
SHARE

Në mënyrë solemne është hapur aktiviteti tradicional “Duart e Vyeshme” i organizuar nga shtëpia e kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc.

Me ushqime tradcionale shqiptare ka filluar sot aktiviteti tradiconal për të 18 herë me radhë që organizohet nga shtëpia e kulturës në Bujanoc.

Aktivitetin tradicionale e shpalli të hapur kryetari i komunës së Bbujanocit Shaip Kamberi i cili me këtë rast tha se projektet e tilla do të përkrahim edhe në vazhdimësi.

“Ajo që është më rëndësi që shtëpië e kulturës ka thyer trendin e zakonshëm që është zhvilluar që përveç punës dorë të shihen edhe ushqime tradicionale” ka thënë mes tjerash Kamberi.

E ndërkaq të pranishmit i përshëndeti dhe drejtori i shtëpisë së kulturës Jetmir Ismaili i cili me këtë rast falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për punimet e tyre.

Në këtë aktivitet janë prezentuar gatime të ndryshme nga tryeza e këaj anem duke filluar nga filja, sarma, pasul në tavë, pogaqe, tatli, rovani, krelane, bakllava e ushqime të ndryshme.

Ndërsa për argiëtimin e musafirëve e është përkujdesur këngëtari nga Preshevë Skender Halimi.

Aktiviteti “Duart e Vyeshme” është i 18-i me radhë që organizohet nga intstitucioni kulturor publik lokal, ndërsa do të zgjasë  deri më 9 Nëntor./Lugina Press/