Home Aktuale APN themelon nëndegën e parë në Bujanoc, Arsim Asllani zgjidhet...

APN themelon nëndegën e parë në Bujanoc, Arsim Asllani zgjidhet kryetar (foto)

990
0
SHARE

  Në   shtëpinë  e  kulturës në Bujanoc,  është zhvilluar  sot   Kuvendi themelues i Alternativës për Ndryshim, nëndega e Bujanocit.

    Me moton “Të rikthejmë shpresën” sot Alternativa për Ndryshim në  Bujanoc  themeloi nëndegën e parë të saj në qytetin e Bujanocit. Me këtë rast  janë  zgjedhur edhe strukturat udhëheqëse të këtij subjekti politik.

Kuvendi i APN-së në Bujnoc, një zëri për kryetar ka zgjedhur inxhinjerin e arkitekturës, Arsim Asllanin. Ndërkohë  kuvendi i sotëm ka zgjedhur edhe tre nënkryetar të nëndegës në Bujanoc,  Idriz Rexhepin, Florim Agajn dhe Ramil Aliun, ndërsa për sekretar është zgjedhur  Mendim Sopi .


E në kuvendin themelues të Bujanocit, të pranishëm ishte  Shqiprim Arifi, kryetar i APN-së   dhe Arbër Pajaziti, kryetar   i degës së APN-së në Bujanoc. Ndërkaq, APN ditëve në vijim do të vazhdoj me themelimin e nëndegëve  të tjera në territorin e komunës së Bujanocit./Lugina Press/