Përfaqësuesit e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Türkiye Diyanet Vakfı (TDV) kanë marrë pjesë në therjen dhe shpërndarjen e kurbaneve në Preshevë e Bujanoc, ku janë ndihmuar qindra familje në nevojë.
Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) Türkiye Diyanet Vakfı ka bërë therjen e kurbanave për familjet në nevojë edhe në Luginë të Preshevës.
Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) therjen e kurbanave në Preshevë e Bujanoc e ka bërë në bashkëpunim me institucionet fetare të cilët veprojnë në këtë rajon duke dhuruar 40 krerë lopë dhe 60 dele.
Njëri nga përfaqësuesit e këtij fondacioni Shaban Gyngermez (Şaban Güngörmez) i cili qëndroi në ceremonin e therjes së Kurbanave nga Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBP) e vlerësoi lartë organizimin e këtij intitucioni fetar në Luginë, duke filluar nga përzgjedhja me nder e blerjes së krerëve të lopëve, therja e tyre në vendin e duhur dhe mënyra e shpërndarjes së mishit të kurbanëve nga ekipi i organizur në nivel të knaqëshëm.
Gyngermez u shpreh se me rastin e festës së Kurban Bajramit gjenden pranë familjeve që kanë nevojë në shumë shtete të botës, duke përfshirë edhe Preshevën e Bujanocin.
Nga ana tjetër Bejtullah Bejtullahu kryetar i KBI në Bujanoc pranë BIPBM-së me këtë rast falenderoi Fondacionin e Çështjeve Fetare të Turqisë për kontributin dhe ndihmën që ka ndarë në Luginë të Preshevës e në veçanti për besimin e tyre ndaj BIPBM-së të cilës i dhuroi 10 krerë lopë dhe 13 dele.
Fondacion i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë sipas mediave turke ka shpërndarë kurbanë në 135 shtete të botës./Lugina Press/
.












