Home Aktuale Haliti: Tërnocasit kartelat e reja shëndetësore të vijnë t’i tërheqin...

Haliti: Tërnocasit kartelat e reja shëndetësore të vijnë t’i tërheqin në zyrën e Bashkësisë Lokale

1058
0
SHARE

Njoftohen qytetarët e fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit  të cilët  kanë dorëzuar kërkesën për marjen e kartelave të reja për librezat e sigurimit shëndetësorë  se ato munden ti tërheqin   në zyrën e Bashësisë Lokale të Tërnoc.

Bashkësia Lokale e Tërnocit në bashkëpunim me  ekspoziturën e Entit Republikan për sigurim shëndetësorë në Bujanoc ka marrë pësipër që të bëjë dorëzimin e librezave  të reja shëndetësore për qyetarët e Tërnocit.

Sipas kryetarit të  Bashkësisë  Lokale të  Tërnocit Agim Haliti ky bashkëpunim është bërë me qëllim që ti lehtësohet qytetarëve të Tërnocit tërheqja e kartelave të reja për librezat e sigurimit shëndetësorë  në mënyrë që të  iu shmangen pritjeve të gjata.

Tërheqja e kartelave shëndetësore bëhet në zyrën e bashkësisë lokale në  Tërnoc nga ora 18 deri në ora 19.

Haliti fton Tërnocasit që të vijnë ti tërheqin kartelat shëndetësore duke e rrepsketuar orarin e paraparë./Lugina Press/