Home Aktuale Filmi “Shpresa e Humbur” i regjisorit Valton Jakupi fillon xhirimet edhe...

Filmi “Shpresa e Humbur” i regjisorit Valton Jakupi fillon xhirimet edhe në Bujanoc

1403
0
SHARE

Filmi “Shpresa e Humbur” i  regjisorit  Valton Jakupi ka filluar xhirimet edhe në komunën e Bujanocit.

Dje në  fshatin  Maltërnoc  të Bujanocit  filloi kllapa e parë e filmit “Shpresa e Humbur” ku ishin të inkuadruar aktorë nga Kosova e  Maqedonia, por që jetojnë në vende të ndryshme të europës si në Austri, Suedi, Zvicër, Belgjikë  etj.

Pët xhirimet në komunën e Bujanocit është  i angazhuar produksioni filmik “Evolution” me producent Jeton Ismailin.

Sipas Regjisorit-Skenaristit të Filmit Valton Jakupi xhirimet e filmit janë duke shkuar  sipas planit dhe falemderron  shume castin e aktorëve të inkuadruar në Bujanoc si Blerim Hasanin, Begzad Abdullahu, Njomza Ibrahimi, Barbara Heim, Osman Tahiri, Xheneta Saliu, Djellza Abdullahu, Albin Beka, Fatmir Selimi, Rijad Demiri dhe Imamin e Maltërnocit  Ibrahim Demiri.

Po ashtu në ndihmë të regjisorit Valton Jakupit ishte edhe profesori njëherit piktori i njohur Xhevdet Dulaj që u përkujdes për grimin e aktorëve. Ndërkaq  gjithe stafi i aktorëve falënderon shumë fshatarët e Mal Ternocit për mikpritjen bujare që treguan ndaj gjithë stafit./Lugina Press/