Në rajonin e luginës së Prshevës po vazhdojnë korrje-shirjet pa asnjë pengesë përshakk të motit të mirë me diell.
Ndërkaq bujqit thonë se këtë vit rendimentet e grurit janë dukshëm më të ulta se vitin e kaluar.
Specialistët e bujqsëisë thonë se kjo ka ardhur si pasojë e kushteve klimatike gjatë stinës së vjeshtës dhe sidomos acari i madh në dimër që kanë ndikuar dukshëm që këtë vit të ketë më pak bereqet.
Në territorin e komunës së Bujanocit ka afro 3.5 hektarë të mbjellura më grurë.
Rendimentet e grurit të bukës në rrethinë tonë sillen nga 3000-5000 kilogram për hektarë varësisht nga koha e mbjelljes dhe masat e ushqimit
Mdërkaq çmimet e autokombajnerëve sillen rreth 110 deri në 130 euro për hektarë.
Korrjet shirjet në vendin tonë pritet të përfundojnë më 20 korrik ndërsa në vendet kodrinore malore më 30 korrik./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=3iYlp0Req0A ” width=”560″ height=”315″]
Rubrika “ BUJKU “ mbështetet nga Komuna e Bujanocit .










