Home LAJME Preshevari, Emurllah Junuzi arrinë vendin e parë në ...

Preshevari, Emurllah Junuzi arrinë vendin e parë në garat e Kik Boks në Zvicër

1325
0
SHARE

  Emurllah Junuzi  14 vjeçar,  me prejardhje   nga Rahovica e Preshevës  por që   jeton në Mels të Zvicres  për herë  të  parë e prezantoi vetën para  garave rajonale të organizuar nga Kampfsport Bujutsu Mels të Zvicres.

Gjatë këtij wikendi  janë mbajtur gara në Kik Boks  në Unterterzen  të Zvicrës  ku kanë marrë pjese më se 200 pjesëmarrës  nga  vende të ndryshme të Zvicrës.

Në këto gara   shqiptari Emurllah Junuzi   u ndesh në kategorinë Jungendliche Amateur-profi Kampfk dhe mori vendin e parë.

Junuzi karrieren e tij e filloj  në moshen 11 vjeçare   gjate trajnimeve të mbajtur me trajnerët e tij Mahir Hanli dhe Kemal Hanli që nga ai moment deri më tani Emurllah Junuzi ka fituar  në vitin 2016 , 2 Medalje  të arta dhe  3 Diploma ku i takoi   vendi i parë.  Ai është po ashtu një ndër nxënësit  më të  mirë në shkollat e Melsit të Zvicres.

 Gazetar  Arben Mehmeti