Lionel Messi ishte lojtari i ndeshjes në superderbin botëror – El Clasico, ku Barcelona fitoi me rezultat 3-2 kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu.
Los Blancos që luanin me dhjetë lojtarë arritën që ta barazonin rezultatin (në 2-2), mirëpo nga një kundërsulm i mysafirëve kur pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit, superMessi e shënoi golin e nokautit dhe të fitores për katalunasit.
Portugezi nuk i mbajti emocionet dhe reagimin e tij e bëri përpara tifozëve, kamerave dhe shumë fotoreporterëve.






