Home Aktuale Kryetari Kamberi priti një delegacion të Odës Ekonomike të...

Kryetari Kamberi priti një delegacion të Odës Ekonomike të Serbisë

756
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, priti sot në takim një delegacion të Odës Ekonomike të Sërbisë të kryesuar nga zv/menaxheri gjeneral Mihailo Vesovic dhe drejtori për mardhënie ndërkombëtare pranë Odës Ekonomike Nenad Gjurgjeviç.

Temë e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe përfshirja e përfaqësuesve të biznesit nga Bujanoci në forumet të cilat do të zgjidhen në kuadër të Odës ekonomike të përbashkët Shqipëri – Sërbi.

Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i kësaj Ode i angazhuar për Bujanoc, Lulzim Rashiti.

Biznesi i komunës së Bujanocit do të asistohet, përkrahet dhe promovohet në mënyrë më të mirë të mundshme u tha në takim./Lugina Press/