Shoqata”Mjekët e Luginës” me rastin e ditës botërore të shëndetësisë si në Bujanoc e po ashtu edhe në Preshevë ka zvilluar aktivitete ditore.
Në qendër të qytetit në Bujanoc e po ashtu dhe në Preshevë është bërë gratis matja e glikemisë apo sheqerit në gjak dhe matja e tansionit për të gjithë qytetarët, ka thënë doktor Beqir Nuhiu kryetar i shoqatës “Mjekët e Luginës”.
Ndërkaq mbrëmë në hotel Rozafa në Bujanoc duke filluar nga ora 19:00 për personelin mjekësor janë mbajtur ligjërata.

Fillimisht para të pranishmëve foli doktoresha Rexhije Ismaili për ditën botërore të shëndetësisë, për temën,” Depresioni” ligjëroi dr.Fejzulla Nebiu , kurse për temën “Diabeti “ligjëroi internisti Ylber Islami.

Kryetari i shoqatës “Mjekët e Luginës” Beqir Nuhiu ka falënderuar të gjithë ata të cilët kontribuan në zhvillimin e aktiviteteve me rastin e 7 prillit ditës botërore të shëndetësisë. /Lugina Press/







