Home Aktuale Ahmeti:Rritet numri i kërkesave për asistencë sociale

Ahmeti:Rritet numri i kërkesave për asistencë sociale

1085
0
SHARE

  Gjendja ekonomike e sociale  nëpër familje çdo  ditë e më tepër  po vëshirsohet edhe  në komunën e Bujanocit.

Një gjë të tillë e thonë edhe në qendrën për punë sociale në Bujanoc. Që  nga 3 janari deri më tani  në këtë qendër janë bërë 47 kërkesa për ndihma sociale për familje,  ndërsa për pesona me aftësi të kufizuara janë bërë rreth 20 kërkesa,  ka thënë drejtori i qendrës për punë sociale Nijazi Ahmeti.

Këtë vit edhe më shum është rënduar gjendja ekonomike e fmiljeve në Bujanoc,   kjo është duke u vërejtur që në fiillim të vitit.  Në krahasim me vitin e kaluar numri i kërkesave  këtë vit është ngritur dukshëm .

“Në tre mujorin e vitit të kaluar kemi patur afro 27 kërkesa,  ndërsa  tash vetëm se është rritur në rreth 50 kërkesa” është shprehur Ahmeti.

Sipas Ahmetit numri  i shfrytëzuesëve të asistencës sociale në vitin e kaluar  ka qenë  në 1000  famije ndërsa numri i përgjithshëm i shfrytëzusëve pranë qendrës për punë sociale ka qenë 4130  shfrytëzues.

Qendra për punë sociale në Bujanoc përkujdeset për jetën  e famljeve  me kushte të rënda sociale,për persona  me aftësi të kufizuara,për fëmijët pa pëkujdesje prindërore,  për perona të shtyer në moshë për të cilët  nuk ka kush të përkujdeset dhe ndihma tjera që kanë të bëjnë me jetën e  rëndë soclale  të këaj komune./Lugina Press/