Home Aktuale Bujanoc: Hapet Info Biznis Qendra

Bujanoc: Hapet Info Biznis Qendra

1075
0
SHARE

    Në Bujanoc  është hapur  sot Info Biznis Qendra, në kuadër të projektit për njohuri dhe aktivitetet   e të rinjëve  drejt punësimit.

Projektin në fjalë po e implementon Iniciativa qytetare në Bujanoc. Info Biznis Qendra është një qendër e posaçme e cila do të shërbej  si ndihmë teknike organizatave jo qeveritare, studentëve, nxënësve të shkollave të mesme për plotësimin e dokumenteve dhe të projekteve të ndryshme ka thënë koordinatorja e projektit Nermine Aliu.

Koordinatorja Nermine Aliu po ashtu bënë të ditur se kjo qendër do të jetë  e hapur dy herë në javë  në  zyrën për të rinjë në Bujanoc.

 

Me këtë rast po ashtu janë ndarë çertifikata për pjesëmarrësit nëpër trajnime të ndryshme në kuadër  të projektit si dhe janë ndarë  vërtetime  për ata të cilët kanë përfunduar me sukses praktikën nëpër ndërmarrje private. /Lugina Press/