Home Aktuale Aksion për mbështetje financiare të maturantëve të Sh.m’” Sezai Surroi’ në Bujanoc...

Aksion për mbështetje financiare të maturantëve të Sh.m’” Sezai Surroi’ në Bujanoc për shkuarje në ekskursion

1049
0
SHARE

Parlamenti i nxënësve të shkollës së mesme” Sezai Surroi’ në Bujanoc e në mbështetje të drejtorisë së këtij institucioni arsimorë  po zhvillon një aksion në mënyrë që të gjithë maturantët ta shijojnë ëndrrën e tyrë ekskursionin së bashku me shokët  raporton Lugina Press.

Me këtë rast një grup nxënësish nga parlamenti i shkollës është duke tubuar mjete materiale nga bizneset në Bujanoc por edhe nga të tjerët me qëllim   që të gjitha maturantët të realizojnë eksursionin.

Florian Halili  nga parlamenti i nxënësve falënderon të gjithë ata që po ndihmojnë në këtë aksion i cili do të vazhdoj  edhe ditëve në vijm. Ndërkaq ndihmën mund ta dërgoni  edhe në llogarinë bankare 840-794666-02 ka thënë ai.

Nga ana tjetër edhe drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi ” në Bujanoc Zejni Fejzullahu theksoi se është një tradritë e kahmotshme e shkollës që për çdo vitë në mënyra të ndryshme  t’i mundësohet  maturantëve shkuarjen në eksursion.Fejzullahu bëri të ditur se këtë  vit  ekskursioni do të realizohet nga 29  prilli deri më 3 maj.

Këtë  vit  shkollën e mesme”Sezai Surroi’  në Bujanoc do të përfundojnë 272 maturant./Lugina Press/