Futbollisti Preshevar Labinot Jashari është shpallur golashënuesi më i mirë në ndeshjet miqësore në futboll që janë zhvilluar gjatë të shtunës dhe të dielës në Novi Pazar.
Në organizim të Klubit Sportiv 99 në Novi Pazar të shtunën dhe të dielën janë zhvilluar ndeshje miqësore në futboll. Në këto ndeshje ka marrë pjesë edhe KF”Lugina” nga Lugina.
Me këtë rast Labinot Jashari nga fshati Miratoc i komunës së Preshevës është shpallur golashënuesi më i mirë.
12 vjeçari Labinot Jashari është një futbollist i dalluar në Klubin Futbollistik”Lugina”. Vitin e kaluar ai i kaloi 3 teste në U11 Të Serbisë.
Djaloshi nga Miratoca e Labinot Jashari këto teste i kaloi me sukses me aftësitë e tij të një futbollisti të talentuar që ka vijuar trajnimet në shkollën e futbollit “Lugina”.
Dëshira e tij është që një ditë të luaj në nivelet më të lartë të futbollit ndërkombëtarë duke marr mbështetje dhe kurajo nga prindërit./Lugina Press/









