Vendi nuk do dashuri të cunguar. Ai që nuk bën gjithçka për të, nuk bën asgjë. Ai që nuk i jap gjithçka Atij, ai i ka mohuar të gjitha. Ai s’mund të harrohet. Nuk ka sëmundje më fisnike se sa malli për vendlindjen, e vendi i huaj nuk të bëhet vendi yt.
Në atdhe njeriu ka të kaluar, por edhe të ardhme. Në vend të huaj ka vetëm të tashme. Patriotizmi i vërtetë i dikujt nuk është ai që kërkohet dhe mburret në çastet solemne, por ai që çdo ditë e çdo orë kujdeset pa u lodhur për të mirën e përgjithshme dhe nuk mburret me këtë. Që të jesh nacionalist duhet së pari të kesh një atdhe dhe ta duash atë mbi çdo gjë tjetër.
Kështu, bashkatdhetarët nga fshatit Turi që jetojnë në Zvicër, Gjermani e Austri kanë marrë iniciativën për të mirën e vendlindjes së tyre, konkretisht fshatit Turi.
Në mbledhjen e zhvilluar të shtunën e kaluar në Solothurn të Zvicrës, ata kanë konkretizuar disa prej pikave kryesore dhe e kanë quajtur këtë iniciativë, Shoqata Fondacioni për Fshatin Turi.
Qëllimi i këtij fonacioni është për të i ndihmuar vendasit e tyre nga ky fshat për nevojat që kanë dhe zhvillimin e fshatit në përgjithësi.
Veprat e bashkatdhetarëve nuk kanë munguar që nga viti 2010 por së fundmi ajo është kurorëzuar me krijimin e Fondacionit, anëtarësisë dhe kryesisë.
Nga takimi e së shtunës shoqata Fondacioni për Fshatin Turi ka shqyrtuar 3 pika të rendit të ditës:
- Përpilimi i statusit për regjistrim në autoritetet zvicerane
- Zgjedhja e kryesisë dhe
- Objektivat për vitin 2017.
Fondacioni deri tani ka gjithsejtë 32 antar nga fshati Turi që jetojnë në Zvicër, Gjermani dhe Austri.
Nga kjo mbledhje kryetar i Fondacionit është zgjedhur Agron Rahimi, zëvendës kryetar Gazmed Fejzullahu, sekretar-arktar Xhelil Fejzullahu, Liridon Haliti përgjegjës për mirëmbajtjen e faqes në FB dhe antarët e kryesis Venas Isfui, Enver Halimi dhe Rexhep Beluli.
Vendlindja është vetëm një, ashtu sikurse nëna. Kujt i takon virtyti i mirë, atij i takon edhe atdheu. Thuhet që kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka rilindur. Kush nuk e do atdheun nuk e do as njerëzimin.
Nga malli për atdheun e tyre ata kanë zgjedhur me kujdes dhe logon e kësaj shoqate duke i fokusuar në detaje, siç është përshembull simboli i flakës që do të thotë për ta zjarr (Mall) për vendlindjen dhe tryeza e rrumbullakët me figura individësh që do të thotë se vetëm duke i ulur dhe bashkëbiseduar mund të merren vendime të rëndësishme për vendin.
Një dimër në atdhe është më i ëmbël se sa qindra pranvera në dhe të huaj. E ata që dëshirojnë ta njohin e ta duan atdhenë e tyre le të shkojnë në dhe të huaj që ta ndjejnë mallin për të. Atdheu është si familja. Vlerën ja njohim vetëm atëherë kur jemi larg./Lugina Press/









