Në hollin e shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Këndi Amerikan, ka organizuar ekspozitën”Presidentët Amerikan” me portretet e disave nga presidentët amerikan.
“Presidentët Amerikan”quhet ekspozita e cila është organizuar nga Këndi Amerikan ku janë ekspozuar disa nga presidentët amerikan.
Këto portrete janë të punuara nga nxënësi i vitit të IV, Vladimir Janiq nga Subotica, ku do të prezentohet nëpër të gjitha këndet amerikane në Serbi, duke i mundësuar çdo qytetari të njihet mirë me punën dhe udhëheqjen e presidentëve amerikan ka thënë Berat Idrizi koordinatorë në këndin amerikan në Bujanoc.
Idrizi bënë të ditur se ky turne i ekspozitave ka filluar nga 20 shkurti dhe do të mabroj në muajin shtator, në ekspozitën që do të mbahet në Ambasadën amerikane në Beograd.
Në këtë ekspozitë me një mozaik iu ka bashkangjitur edhe Nagib Taipi, ku ka punuar me copa druri portretin e ish presidentit Barck Obama.Ekpozita do të jetë e hapur deri më 3 mars./Lugina Press/










