Intervistë me gazetarin Arben Mehemti nga Presheva i cili jeton dhe vepron në Zvicër.Së fundmi drejton një emision në TV “Syri Blue” televizion shqiptar në shtetin Zviceran
Lugina Press: Fillimisht na thuani, kush është Arben Mehmeti?
Arben Memeti: Unë jam Arben Mehmeti i lindur 01.08.1985 në fshatin Kurbali kumuna e Preshevës. Në vitin 1993 së bashku me familje u larguam nga fshati ikëm për në qytet d.m.th në Preshevë, që nga ky vit vajta mësimet në shkollën fillore “ 15 Nëntori” , deri në vitin 1999 -2000 ku u regjistrova në Gjymnazin Teknik “ Presheva “ në Preshevë , drejtimi “ Ingjinjer i Makinerisë “. Në vitin 2004-2005 u regjistrova në Universitetin e Akademisë e Arteve të Bukura në Kosovë dega Kominikim Masiv dhe Gazetari . Jam i martuar kam një djal , kam 4 vëllezer dhe një motër jetojë me Nënë me familje.
Lugina Press: Kur e keni nisur karrierën si gazetar?
Arben Memeti: Punën time si gazetar e kam filluar qysh në vitin 2005 kur kam filluar të studioj Komunikimin Masiv dhe Gazetarinë në Kosovë. Në atë kohë kam filluar të bëjë shkrime dhe hulumtime për portalet e para të cilat gjendeshin asokohe në Kosovën Lindore. Hapat e para të gazetarisë i kam filluar , në RTV Spektri Bujanoc me ndihmen e kolegëve të mi si Baki Rexhepi , Jeton Ismaili, Rijad Demiri Feride Sahliu ,Hevzi Sylejmani etj, unë fillova të startojë me një program televiziv argëtues ishte “E shtuna me ju “ me transmentim njëherë në javë . Fal Zotit ka qenë një emision shumë I kërkuar po ashtu në këtë medium kam punuar si gazetar tereni . Po ashtu kam punuar në RTK dhe ku mbajta praktikën time të parë.
Lugina Press: Çfarë ju shtyu drejt këtij profesioni?
Arben Memeti: Unë gjithmonë e kam parë gazetarinë si një mision dhe jo si një profesion për të siguruar të ardhura. Për këtë arsyeje kam menduar se përmes gazetarisë unë në të ardhmen mund të ndikoj jo vetëm në informimin e qytetarëve por edhe në vetëdijësimin e tyre për të mirën e përgjithshme kryesisht për lirinë e informimit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse të sistemeve demokratike.
Lugina Press: Ju keni studiuar gazetarinë, sa ndryshon leksioni me praktikën?
Arben Memeti: Natyrisht se gjatë studimeve kemi mësuar shumë mësim teorik por mësimi teorik me atë praktik kanë dallime të mëdha. Ndryshe është të mësosh mbi diçka pa e provuar vet sepse ne mund të flasim në aspektin teorik shumë se si zhvillohet një intervistë me një X person por në të vërtetë ka shumë barriera të cilat janë pengesë në realizimin e një interviste të mirëfilltë. Për mua mësimi teorik është vetëm një lloj parapërgatitje por ata që studiojnë gazetarinë duhet të ndjekin më shumë praktikën nëse dëshirojnë të jenë gazetar të një niveli më të lartë.
Lugina Press: Sa është e vështirë të jesh gazetar sot?
Arben Memeti: Të jesh gazetar ka përparësitë edhe mangësitë e veta. Fatkeqësisht gazetarët sot përballën me probleme të mëdha në vendet e ndryshme në veçanti në ato vende në tranzicion kur shpesh herë për veç kërcënimeve me të cilat ballafaqohen gazetarët ata ballafaqohen edhe me censurë brenda shtëpisë mediatike ku ata punojnë dhe kjo ndodh për shkak se shumë mediume janë të varura nga mjetet financiare të dhënë në formën e reklamave dhe publikimi i një informacioni mbi një organizatë apo një institucion të tillë do të dëmtonte sektorin e marketingut por njëkohësisht edhe ekzistencën mediumit.
Lugina Press: Ju si gazetar çfar rubrike keni dëshirë të mbuloni?
Arben Memeti: Me të dhënë të drejtën unë kam dëshirë të merrem me çfarëdo lloje të informacionit që është në interesin publik. Më pëlqen më shumë rubrikat Argtuese politike dhe Gazetaria Hulumtuse.
Lugina Press: Ju tashmë jetoni dhe veproni në Zvicër dhe së fundmi keni filluar të punoni në televizionin “Syri Blue”, çfar mund të na thuani rreth kësaj?
Arben Memeti: Çdo punë e re është provojë dhe sfidë e mirë e punës time në Televizionin Syri Blue është sepse ne po informojmë dhe po argëtojmë bashkëvendësit tanë të cilët gjendën në botën e jashtme, dhe për veç informacionit ne ju sjellim atyre një copëz vendlindje për të cilën ata janë të përmalluar. Rtv Syri Blue është një medium i parë shqiptarë në diasporë , ndihem shumë mirnjohës ndaj drejtorit të këtij mediumi Musli Sahiti dhe ndaj menaxherit tim Musa Sylejmani që më dhan mundësi që unë të jem pjesë e këtij mediumi . Unë kam një emision timin çdoher në javë , emision argtues “TAKIM ME .. “ që përfshihen të gjitha fushat , një emision që ka bërë bujë në vendet tona Luginë të Preshevës, Kosovë, Maqedoni, Diaspor . Fal Zotit familjes dhe shoqerisë time jam sot këtu ku jam .
Lugina Press: Cili është opinioni juaj për median e shkruar dhe atë vizive, ku e shihni vetën tuaj?
Arben Memeti: Të dyja llojet e publikimit të informacionit janë të rëndësishme për faktin se çdo individ që përbën publikun ka formën e tij të marrjes dhe dhënies së informacionit. Media vizive është e veçantë sepse për ta kuptuar atë nuk na nevojiten doemos sqarime të gjata me shkronja dhe përparësi tjetër është se pamja mund të kuptohet edhe nga të gjithë ata që mund ta shohin atë pa marrë parasysh se çfarë gjuhe flet marrësi I informacionit.
Lugina Press: Ju jetoni në perëndim cili është roli i një gazetari atje?
Arben Memeti: Roli i gazetarit është i njëjtë në të gjitha vendet demokratike, gazetarët kanë për obligim të ofrojnë publikut informacione me paanshmëri.
Lugina Press: Atëher pasi jeni nga lugina si e vleroni gazetarinë dhe mediet e këtij rajoni?
Arben Memeti: Në Kosovën Lindore pas vitit 2001 janë krijuar mediume të shumta të cilat informojnë qytetarët megjithatë duhet të kemi kujdes që brezi i ri të jetë i përgatitur të ofrojë informacione së më të mira për publikun.
Lugina Press: Cilët janë planet tuaja?
Në jetën time unë kam vërë shumë objektiva e ndër to është të mbes besnik punës së gazetarisë pa marrë parasysh se ku do të jetoj bashkë me mua do të jetoj edhe gazetaria .
Arben Memeti: Keni ndonjë porosi për rininë e shqiptare?
Kam një porosi për bashkëvendësit të tanë të cilët gjendën në Kosovë Lindore të ju përkushtohen sa më shumë edukimit dhe arsimit sepse vetëm përmes këtyre dy gjërave në mund të krijojmë një mirëqenie për qytetarët tanë.
Lugina Press: Falëmnderit për kohën që ndat…
Arben Memeti: Fliminderit dhe nga ana juaj ishte me të vertet një knaqesi e imja ku ndava së bashku një bisedë me ju , do të jem shumë mirënjohës ndaj juve dhe stafit tuaj të Lugina Press. Në radhë të parë faliminderoj Zotin që më dha mundesinë për këtë sukse , po ashtu faliminderoj familjen time per kontributin tim dhe shoqeris time që pa këta nuk do isha sot ku jam . Faliminderit dhe njëher .










