Home Aktuale VV PËRKUJTON MON BALAJN E ARBEN XHELADININ NË 10 VJETORIN E VDEKJES

VV PËRKUJTON MON BALAJN E ARBEN XHELADININ NË 10 VJETORIN E VDEKJES

838
0
SHARE

Nën organizimin e Vetëvendosjes, dhjetëra qytetarë kanë bërë homazhe tek pllaka përkujtimore e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, të cilët ishin vrarë gjatë protestave të 10 shkurtit 2007.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjkufca, në fjalimin e tij e quajti Balajn dhe Xheladinin dëshmorë të së ardhmes, përderisa tha që sot po përballemi me pasojat e asaj çka nuk kishin mundur ta ndalin në vitin 2007, duke iu referuar planit të Ahtisarit.

“Plani i Ahtisarit ishte një ndarje etnike e Kosovës dhe i ka pamundësuar Kosovës shtetësinë, andaj edhe e pamë të arsyeshme që ta thërrasim një protestë për kundërshtimin e këtij plani. Në këtë shesh, në atë proteste u përballën dy palë”.

“Njëra ka mishëruar idealin e kamotshëm të këtij kombi për liri të plotë, kurse pala tjetër ishte makineria e pushteti që kishte dalë për ta shtypur këtë protestë me gjak, me një dhunë të madhe e me një brutalitet të paparë” tha Konjufca.