Home Aktuale Treni nuk e tensionon situatën në Luginë (Video)

Treni nuk e tensionon situatën në Luginë (Video)

1093
0
SHARE

Tensionet e krijuara gjatë dy ditëve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë janë përcjell me shqetësime edhe në Luginën e Preshevës, mos lejimi  i hyrjes së trenit ikonografik serb në Mitrovicë, që është mirëpritur në shqiptarët e këtyre trojeve. Situata gjatë dy ditëve të fundit ka qenë e qetë. Ndërkoh që nuk ka pasur ndonjë lëvizje të shtuar të forcave serbe, përvec lëvizjeve të zakonshme.

Sipas zv. Kryetarit të Komunës së Preshevës Xhelal Memeti ku thotë se: “Neve na shqetëson fakti që po ndodhë mes Beogradit dhe Prishtinës, sidomos me cështjen e trenit dhe unë mund të them që për në Preshevë ka dezinformata të ndryshme nga mediat e sidomos nga portalet. Këtu në Preshevë nuk ka forca të shtuara të sigurisë, përkundrazi ka reduktim të forcave të xhandarmërisë, dhe në Preshevë gjithcka është në rregull duke u bazuar në situatën e krijuar.”

Enkel Rexhepi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka thënë se institucioni që ai përfaqëson në vazhdimësi ka kërkuar largimin e forcave të shtuara të sigurisë serbe. Sipas tij aktualisht nuk ka ndonjë lëvizje shqetësuese dhe për momentin nuk ka nevojë për panik tek qytetarët.  Këto dy ditë kemi hasur në portale, nga arsyeshmëria e klikimeve bëjnë dezinformata dhe shtojnë tension e frikë në popullatën shqiptare që jeton në Luginë të Preshevës.

Edhe qytetarët e këtushëm kanë thënë se nuk shohin forca të shtuara të sigurisë.  Bleron Ymeri thotë se  portalet e shumta po shpifin vetëm për përfitime personale, se sic shihet gjendja është në rregull dhe nuk ka tenisonim të situatës.

RTKLive- Baki Rexhepi

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=8UJd-7tBMaQ  ” width=”560″ height=”315″]