Home Aktuale Çfarë ka ndryshuar nga 1 janari? Goditen duhanpiresit, vozitësit me gabime…

Çfarë ka ndryshuar nga 1 janari? Goditen duhanpiresit, vozitësit me gabime…

891
0
SHARE

Cigaret e shtrenjtuara, nuk ka më kthim të TVSH për pajisjet e foshnjeve, pensionimi do të vonohet më shumë, goditje në xhep për ata që vozitin keq janë vetëm disa ligje që kanë hyrë në fuqi nga 1 janari 2017.

Akcizat për cigaret nga sot janë shtrenjtuar për 2.28 dinarë, kështu që kalendari për çmimet e cigareve deri në vitin 2020 do të jetë me një rritje prej 1.5 dinarë në çdo 6 muaj.

Nga 1 janari kanë ndryshuar edhe kushtet për të shkuar në pension.
Kufiri i moshës për të shkuar në pensione femrat është ngritur për 6 muaj, çka do të thotë se në 2017 gratë mund të shkojnë në pension me 61 vjet moshë dhe 6 muaj dhe më së paku me 15 vjet përvojë pune.

Ky kufi për moshë deri 2032 do të lëviz për femra deri në 65 vjet ndërsa për meshkuj do të jenë kushtet e njejta 65 me më së paku 15 vjet përvojë pune.

Vozitës më kujdes!

Nga ky vit, vozitësit i presin shumë risi. Nga denimet më të vogla me të holla e deri tek ato më të mëdha që i presin vozitësit e pakujdesshëm.

Si shembull, nëse nuk përdorini ulëse për fëmijë ju duhet të paguani denim 1000 euroo, ndërsa nëse nuk lidheni me rripin e sigurisë në ulëset mbrapa, denimi është 5000 dinarë. Nga ana tjetër, edhe ata vozitës fillestar nuk do të mund të vozitin vetura të fuqishme, ndërsa me 2 promila alkool në gjak, shoferit i merret vetura.

Nga 1 janari 2017, RFZO nuk do të pajis më me libreza të vjetra shëndetsore.