Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, njëherit kryetare e Forumit të gruas së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, së bashku me ekipin e saj, vizituan komunën e Bujanocit.
Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka pritur sot në kabinetin e tij kryetaren e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi me bashkëpunëtoret e saj.
Në takimin në mes përfaqësuesëve të komunës së Gjlanit dhe Kryetarit kamberi u bisedua për bashkëpunimin e ngushtë në mes tyre.
Me këtë rast Valentina Bunjaku Rexhepi i ofroi bashëkpunim në sfera të ndryshme si në arsim, bashkëpunim në përfaqësimin e femrës në jetën institucionale dhe politikë, bashëpunimin e shoqërisë civile dhe sferat tjera.
Ndërkaq Kryetari Kamberi falënderoi kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi për vizitën e saj dhe ofrimin e bashkëpunimit .
Valentina Bunjaku Rexhepi njëherit është dhe kryetare e Forumit të gruas së LDK-së në Gjilan. /Lugina Press/
.






