Grupmoshat U13-U16 të KF”Tërnoci” gjatë ditës së sotme zhvilluan ushtrime dhe prova në prezencën e dy vëzhguesve nga shteti i Zviceran Willy Schmid dhe Bekim Arifi.
Willy Schmid me kët rast dha disa leksione për trenerët e këtij klubi për mënyrën e zhvillimit të ushtrimeve për fëmijët.
” Ky është vetëm një fillim i mbarë,viti 2017 do të jetë edhe më i intensifikuar nga vëzhguesit e jashtëm”.
” Do të punojmë në atë drejtim që të bëjmë kushte sa më te mira dhe të sjellim vëzhgues të ndryshëm ndërkombtarë që këta fëmijë të jenë pjesë e ekipeve evropiane” thonë drejtuesit e KF”Tërnoci.







