Home OPIONIONE SOT NDIHEMI SHQIPTARË DHE JO KOSOVARË E PRESHEVARË….!

SOT NDIHEMI SHQIPTARË DHE JO KOSOVARË E PRESHEVARË….!

1367
0
SHARE

 

Nga Dionesa Ebibi

Festë, jo vetëm në Shqipëri! Sot, kudo në shqiptari festohet Dita e Flamurit, dita e gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe jetojnë, dhe jo vetem shqiptarëve të Shqipërisë!

Për dallim prej ditëve tjera, sot shohim rrugët plot me flamuj kuq e zi, shohim të dëgjohen këngë të cilat për një vit të tërë nuk u degjuan, dhe mbajmë fjalimet më të mira të thurura me citate të Ismail Qemalit, Konicës, Nolit, Frashërit dhe atdhetarëve të tjerë, të cilët pos që u harruan, u mohuan , i’u ndalua dhe të vorrosen ne Shqipërinë Nënë!

Për dallim nga ditët e tjera, sot ndihemi bash Shqiptarë dhe jo Kosovarë e Preshevarë….!

Feston dhe Camëria, që me aq pak sa ka mbetur, zërin u degjojmë vetëm në lajmet e satirizuara, për ndarjen në komunë në vete.

Feston dhe Maqedonia, por vetëm në vendet ku ka shumicë shqiptare si: Tetova, Gostivari, Struga ,Dibra, Kumanova.

Plava e Gucia, edhe pse me pak shqiptarë, e me shumë halle po arrijnë që për një ditë të mbledhin gjitha trojet, për të festuar së bashku!

Bujanoci e Presheva, për dallim prej viteve të tjera që festuan me protesta, për lejimin e përdorimit të simboleve shqiptare, këtë vit me gjasë po festojnë me gjoba. Mu sot, është dënuar nje Hoxhë i Xhamisë, me 300 euro gjobë, me arsyen se ka ngritur flamurin në Xhami.

Kosova, sot feston ditëlindjen e Adem Jasharit, simbolit të qendresës, simbolit te Pavarësise së Kosovës, ku me lindjen e tij dhe Jasharëve, i falen Kosovës një diell.

Në Shqipëri per dallim, pos që është një nga ditët më të rëndesishme kjo e sotshmja, është dhe dita më e gëzueshme, mund të festohet lirshëm, këndohet shqip kudo, te paktën sot kujtohen gjithë ata qe flijuan veten për këtë popull.

Dhe pavarësisht të gjithave, si the thuhet: mjerimet dhe vuajtjet tona, nuk mbaruan me Shpalljen e Pavarësisë.

Dhe fatmirësisht, sot të gjithë së bashku dhe kudo që jemi , i gëzohemi njëjtë Ditës së Flamurit. Duke u bërë krenarë me historinë tonë, me flamurin tonë dhe gjithë ata që luftuan për ditën e sodit!

“Ja pra, ky është flamuri ynë! I kuq me shqiponjë dy krenare në mes. Dhe tani të gjithë bashkohuni si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije Atdheut tonë të lirë.Duke përfunduar, nuk më mbetet gjë, vecset’i drejtoj një lutje Zotit të Madh për bekimet e Tij, ka thënë, I.Qemali.

Sot është ditë gëzimi, mu sot jipen mesazhet shumë minutëshe të politikanëve, e që thellimi i mesazhit orientohet në kërkim votash.Kjo është dita më e mirë, për t’u organizuar fushata politike.

“Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: “Shqipëria u lind nga Zoti, shpëtoi nga rastësia dhe vdiq nga politikanët”, Konica.