Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësuesit e medias në këtë komunë.
Me këtë rast Kameberi është shprehur:
Me qëllim të planifikimit sa më të mirë të buxhetit për vitin 2017, nga sot filluan konsultimet me grupe të ndryshme të shoqërisë.
Me përfaqësuesit e medias u dakordua ndarje e drejtë dhe transparente e pjesës së buxhetit dedikuar financimit të tyre.
Kërkesa e tyre për të rritur pozicionin dedikuar përkrahjes së medias mbetet të shqyrtohet.
Informimi i paanshëm dhe i drejtë do të jet synim i përbashkët në të ardhmen, ndërsa përgjegjësia ndaj shfrytzimit të parasë publike nuk do të mungoj.
Buxheti i komunës së Bujanocit i takon shoqërisë në përgjithësi, si i till edhe do të trajtohet./Lugina Press/







