Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka përcjellur sot punimet në rrugën Muhoc – Zarbincë.
Me këtë rast Kamberi është shprehur se kjo rrugë është e interesit të përgjithshëm të Shqiptarëve të Komunës së Bujanocit.
“Rruga Muhoc – Zarbincë është rrugë e interesit të përgjithshëm të Shqiptarëve të Komunës së Bujanocit”. “Ky projekt, pavarsisht sfidave të paraqitura ndërkohë, do të kryhet” ka shkruar Kamberi në profilin e tij në facebook ./Lugina Press/







