Home Aktuale Kujdes: Deri 20.000 dinarë denim nëse nuk i ke gomat e dimrit...

Kujdes: Deri 20.000 dinarë denim nëse nuk i ke gomat e dimrit nga 1 nëntori

1140
0
SHARE

Të gjitha veturat në Serbi nga 1 nëntori duhet ti kenë gomat e dimrit, pasi nëse në rrugë me borë dhe akull ju ndal policia dhe ju nuk i posedoni ato, ju duhet të paguani denim prej 6000 deri 20000 dinarë.

Nëse rrugët mbulohen me borë apo me akull, dhe vetura nuk i posedon gomat e dimrit, atherë personat fizik do të paguajnë denim prej 6000 deri 20000 dinarë, ndërsa personat juridik do të denohet prej 100.000 deri 800.000 dinarë, raporton presheva.com.

Gomat e dimrit duhet ti kenë më së paku deri 4 milimetra të thella kanalet e gomës në pjesën ku shkel rrota.

Nëse nuk keni goma të dimrit, vetura juaj konisderohet edhe edhe teknikisht jo e rregullt.