Home Aktuale Vaxhid Xhelili vjen nga Zvicra të merr pjesë ...

Vaxhid Xhelili vjen nga Zvicra të merr pjesë në “Maratona e Malësisë së Gjakovës”

1232
0
SHARE

  “Maratona e Malësisë së Gjakovës”  do  të fillojë më 15 tetor, dhe të përfundojë të nesërmen më  16 tetor  në Bajram Curr, e sipas kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka për qëllim që të bëhet tradicionale.

Në këtë  maraton do të marrin pjesë vrapues nga vende të ndryshme shqiptare. Madje edhe shqiptarët të cilët jetojnë në diasporë.

14641997_1090973510972135_5715781074598941070_n

Vaxhid  Xhelili nga Bujanoci i cili jeton dhe vepron në   Zvicër do të jetë pjesëmarrës   në  Maratonën e Malësisë së Gjakovës.

Vaxhid Xhelili  është  gazetar dhe shkrimtar. Ndryshe çdo dit vrapon por dhe kalon me bicikeltë dhjetra kilometra.

vaxhid

“Maratona e Malësisë së Gjakovës” me moton  “Të vrapojmë për natyrën”  është organizim i komunës së Gjakovës dhe Federatave të Atletikës së Kosovës e Shqipërisë.

“Gjakova Highland Maraton” apo “Maratona e Malësisë së Gjakovës” do të  zhvillohet në tre  disiplina: Maratonë të plotë 42 km. e 195 metra, gjysmëmaratonë 21 km. dhe stafeta e cila parashihet që 4 persona të vrapojnë shtegun prej 42 km e 192 metra./Liugina Press/